Të gjitha shërbimet e internetit dhe të komunikimit janë të ndërprera në Gaza.
Lajmin e ka bërë me dije kompania palestineze e telekomunikacionit (PalTel), e cila njofton se ndërpreja ka ndodhur për shkak të të ndërprerjes së rrugëve kryesore të fibrave.
"Gaza është errësuar përsëri," thuhet në njoftim.
Organizata e monitorimit të internetit NetBlocks thotë se Gaza po përjeton një ndërpreje totale të internetit. Që nga shpërthimi i luftimeve më 7 tetor, në Gaza kanë ndodhur ndërprerje elektrike dhe të komunikimit për periudha kohore.
Sondazh
Poll