Hapësire reklamuese

Bota

Ndërpriten bisedimet mes delegacionit rus dhe ukrainas, ja arsyeja

Shkruar nga Newsbomb
Ndërpriten bisedimet mes delegacionit rus dhe ukrainas, ja arsyeja

Raundi i katërt i bisedimeve Ukrainë-Rusi do të jetë në “pauzë teknike” deri të martën.

Ky lajm është konfirmuar për mediat e huaja nga vetë negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak.

"Deri nesër është bërë pauzë teknike në negociata. Për punë shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përkufizimeve individuale. Negociatat vazhdojnë...", tha ai.

Podoliak shtoi se seanca e katërt po mbahej praktikisht, jo personalisht, me ekipin negociues ukrainas në Kiev.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nën jë deklaratë për mediat tha se këto bisedime do të jenë të vështira.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.