Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Ndërprerja e Vettingut për Llallën, çfarë ndodh me faktet e mbledhura deri tani? Përgjigjet KPK

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas ndërprerjes se vetingut per ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, Vizion Plus iu drejtua zyrtarisht Komisionit te Pavarur te Kualifikimit per te mësuar se cfare ndodh me faktet e mbledhura gjate procesit te rivlerësimit.

Komisioni i Vetingut preferon të shmangë komentet në këtë fazë të procesit, por nuk e mohon se do t’i drejtohet Prokurorisë në rast të sigurimit të dokumenteve që faktojnë shkeljet.

“Ju sqarojmë se jemi të detyruar të respektojmë dhe zbatojmë në germë dhe frymë ligjin nr. 84/2016, i cili në nenin 4, pika 7, thotë se e drejta e informimit, e parashikuar në ligjin “mbi të drejtën e informimit”, mund të kufizohet duke respektuar parimin e proporcionalitetit nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë për administrimin e procesit të rivlerësimit”, thuhet në reagimin e Komisionit të Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sqaron me tej se aktualisht  po punon për hartimin e vendimit të arsyetuar, per Adriatik Llallën, i cili  brenda 30 ditëve do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerit publik, vëzhguesve ndërkombëtarë, si edhe do të bëhet publik në faqen zyrtare të institucionit.

Më shumë




spot_img






spot_img