Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Ndërprerja e seancës parlamentare, flet Berisha: Nuk mund të më ofendojë Edvin Shullazi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sot menjëherë pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit dhe përjashtimit të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka.

Sipas Berishës e drejta e fjalës për procedurë është një e drejtë që në çdo asamble, samit, kurrë nuk mohohet.

Ai e ka shtuar se nuk mund të ofendohet nga kryeministri Rama duke e quajtur Edvin Shullazi dhe ka shtuar në fund se kryeministri nuk ka përparësi të drejtën e fjalës por shkatërrimin.

“E drejta e procedurës është një e drejtë që nuk mund të shkelet kurrë dhe e shkel vetëm një njeri që do të shkatërrojë parlamentin shqiptar, por të jeni të sigurt se cmimin më të madh do ta paguajnë ata vetë. Ska ndodhur kurrë në histori që në mënyrë kaq të vendosur të mos u respektohet e drejta e fjalës për procedurë si sot.

 Nuk kanë rëndësi të tjerat, por kapitale është si ta thotë mendja që mund të më ofendojë mua edi rama, edvin shullazi, problemi themelor është se kemi të bëjmë me mohimin e të drejtës për procedurë. Ligji për minoritetet, jam plotësisht dakort, plotësohet kushtetuta e shqipërisë, e paraqet ministria e jashtme, sikur minoritetet të jenë shtete brenda territorit të shqipërisë. Këtë e bën për ta patur si dekoratë në kuadrin e dështimit total, më i dështuari nga diktatura e deri më sot. Problemi themelor është mohimi i të drejtës si fjalë për procedurë. E drejtë që në çdo asamble, samit , kurrë nuk mohohet.

Maxhoranca ka skenar të mashtrojë qytetarët, gjithcka filloi me mohimin e të drejtës së fjalës së deputetit Flamur Noka, neni thotë që deputeti që kërkon fjalë për procedurë i jepet menjëhere fjala, nqs e fillon para fillimitt të diskutimit , ka përparësi absolute, por ata kanë përparësi shkatërrimin, e vërteta është se ata janë shumicë e krimit e drogës e mafias, dhe janë të tmerruar cdo sekondë cdo moment aty ku janë”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img