Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërprerja e bashkëpunimit me “Top Story”, reagon Top Channel: Përzumë gjobaxhinjtë, emisioni investigativ vazhdon me emër dhe mentalitet tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Ndërprerja e bashkëpunimit me “Top Story”, reagon Top

Top Channel ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e bashkëpunimit me “Top Story”. Sipas “Top Channel”, disa kohë më parë redaktorit të emisionit investigativ dhe disa elementeve të tjerë u është ndërprerë marrëdhënia e punës, pasi janë gjetur në shkelje të konstratës së punës dhe në cenim të imazhit të televizionit.

Ekipi ligjor i Top Channel është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’jua përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore dhe dëmin që i është shkaktuar kompanisë nga këta individë, të cilët kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh, duke keqpërdorur edhe donacione të huaja.

Sot, këta individë ose më saktë njëri prej tyre, Endrit Habilaj, i cili ka akses në faqen e emisionit në Facebook, ka lëshuar një tjetër shpifje në drejtim të Top Channel.

Se mbrëmë është hequr një emision i tyri. Në fakt është hequr një material i cili ashtu si dy tre javët e fundit, ishte lënë për t’u transmetuar në mirëbesim dhe jashtë kontrollit editorial të Top Channel.

Por kur bordi shqyrtoi materialet dhe vuri re shkeljet e rënda etike dhe profesionale, mori vendimin e mos transmetimit të kësaj gjobe, vënë në emër të dy personave që dikur punonin në Top Channel, dhe jo në interes të së vërtetës. Emisioni nuk është mbyllur. Top Story si emër nuk ka lindur në vitin 2018, atëherë kur u mor dhe u transformua ashtu siç është sot. Top Story ka lindur në tetor të vitit 2006 dhe për 11 sezone ishte emisioni më i suksesshëm politik në ekran.

Javën e ardhshme Top Story do rikthehet aty ku i takon, në “prime time” në orën 21:00.

Emisioni investigativ që mbajti këtë emër për tre vjet, nuk do të mbyllet. Ai do të vazhdojë që javën tjetër. Me emër të ri, me drejtim të ri./Top Channel

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll