Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërpreja e energjisë nga moti i keq/ Ardian Çela: Situata drejt përmirësimit, vetëm 12 fidera ende me defekt, në gatishmëri 2200 punonjës

Shkruar nga Newsbomb
Ndërpreja e energjisë nga moti i keq/ Ardian Çela: Situata

Administratori i OSHEE Adrian Çela ka folur për situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq, i cili prej disa ditësh përfshiu territorin e vendit tonë. Ai u shpreh në “Neës24” se situate më e rënduar në lidhje me energjinë elektrike, paraqitet në Burrel.

Çela shpjegoi më tej se janë 12 fidera ende me defekt, ndërsa shtoi se në terren janë angazhuar 2200 punojës, të cilët vijojnë të merren me riparimin e defekteve.

Kur kemi reshje të shumta bore dhe kohë të keqe, furtunal. Jemi koshientë që situata në të tilla raste do pasqyrohet dhe me rritje të defekteve. Jo kur ka reshje të shiut normal përveç ditëve të caktuara kur kemi fortunal apo reshje dëbore që impaktojnë linjat e furnizimit të energjisë elektrike sidomos në zonat e thella rurale. Aktualisht kemi në terren 2200 punonjës, në gatishmëri 24 orë. Situata ka ardhur drejt përmirësimit.

Në momentet që flasim nga 1200 fidera janë vetëm 12 fidera ende me defekt. 19218 abonentë janë pa energji elektrike në këto momente. 322 janë në zonat urbane.Situata më e agravuar në Drejtorinë Rajonale Burrel, për terrenin e vështirë që ka kjo zonë. Ka reshje bore dhe punonjësit e OSHEE po punojnë në kushte ekstreme të motit për t’iu kthyer energjinë banorëve”, tha Çela.

Ndër të tjera Çela foli edhe për mungesën e energjisë në zonën e Radhimës më datën 28 Nëntor, ku tha se në këtë zonë është planifikuar një investimi ri gjatë muajve në vijim.

“Ishte një furtunal. Në Radhimë dhe gjithë zonën kemi planifikuar një investim të ri me rrjetin 20 Kilovolt. Ky rrjet aktual nuk mund të përballet me furtunalet. Në Orikum kemi një investim të ri, një rrjet.Për shkak të situatës së ndërlikuar në tregjet energjetike dhe ne kemi qenë të detyruar të importojmë energji, kemi ndërprerë të gjitha investimet. Për shkak se jemi në këtë situatë nuk kemi arritur akoma ta implementojmë këtë investim. Shpresojmë gjatë 3-mujorit të vitit tjetër
”, u shpreh Çela.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu