Hapësire reklamuese

Politikë

Ndërmjetës midis Kosovës dhe Serbisë? Rama zbulon cili është roli i tij në dialog: Unë jam...

Shkruar nga Newsbomb
Ndërmjetës midis Kosovës dhe Serbisë? Rama zbulon cili

Kryeministri Rama sot ka vizituar Parisin ku ka patur atje një takim “kokë më kokë” me presidentin Emannuel Macron.

Gjatë prononcimit për mediat, i pyetur nëse Macron i ka kërkuar të jetë ndërmjetës midis Kosovës dhe Serbisë, ai deklaroi se nuk është njeriu i duhur dhe se është palë që mbron interesat e Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama theksoi se iu takon udhëheqësve në Kosovë që të çojnë përpara dialogun mes dy vendeve.

“Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, unë jam palë dhe si palë unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë dhe ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë që të çojnë përpara dialogun ashtu siç ata e mendojnë të arsyeshme. Natyrisht me të gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë sot dhe nesër në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme si të arrijmë tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë”, deklaroi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll