Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Ndërkombëtarët reagojnë për herë të parë për protestën e opozitës nesër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare (AP) të OSBE-së që po zhvillon takime me krerët e politikës shqiptare ka reaguar edhe në lidhje me protestën e opozitës ditën e shtunë.

Delegacioni i cili përbëhet prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, thonë se shpresojnë që protesta e nesërme të jetë paqësore dhe demokratike.

yrtarët e lartë kanë zhvilluar takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Kryetarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Gjatë takimeve ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së, si dhe gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend. Në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga Opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.

Më shumë

spot_img