Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Ndërkombëtarët heqin dorë përfundimisht, ambasadori i OSBE: Zgjedhjet çështje e Parlamentit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

44b78130a4f7b2ce7d866405f9b56ed4

Duket se ndërkombëtarët kanë hequr dorë dhe nuk do të kenë asnjë rol për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt gjatë një aktiviteti me të rinjtë në Liceun Artistik.

Borchardt deklaroi se anullimi i zgjedhjeve të 30 qershorit dhe vendimi i PS-së për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, është një çështje e brendshme e Shqipërisë që duhet ta zgjidhë Parlamenti.

‘Presidenti Meta bëri një deklaratë shumë të fortë javës që kaloi. Dhe kryesia e rasdhës së OSBE-së kur ishte këtu tha se kjo është çështje e brendshme e Shqipërisë, tashmë kjo është bërë çështje e debatit të brendshëm dhe kam shumë besim që institucionet shqiptare do ta gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor’, tha Borchardt, i cili dha edhe një mesazh për protestat.

‘Ne kemi thënë shumë qartë që protestat dhe ngritja e zërit është demokratike dhe patjetër që këto përgjegjësi i kalojnë atyre që organizojnë protestat’, vijoi ai.

Teksa u pyet për vendimin e PS-së për shkarkimin e Metës, ai u distancua duke ia lënë përgjegjësinë institucioneve shqiptare.

‘Ashtu siç e thashë kjo është çështje e brendshme e Shqipërisë që i përket Parlamentit, Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese’, tha Borchardt, ndërsa foli edhe nëse do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

‘Institucionet shqiptare duhet të marrin një vendim për këtë. Janë pyetje të vështira dhe me pamje të ndryshme ligjore, dhe do ta shikojmë në vijimësi’, u shpreh ambasadori.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img