Hapësire reklamuese

Rajoni

Nderimi i Kadaresë në Paris, Hashim Thaçi: Merci, Monsieur le Président

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për nderimin e shkrimtarit shqiptar në Francë me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Thaçi ka falenderuar homologun francez François Hollande, ndërsa Kadarenë e konsideron prijës të orientimit properëndimor.

“Me krijimtarinë e tij, Ismail Kadare, si pakkush, promovoi kulturën, traditën dhe vlerat e popullit shqiptar, duke u shndërruar në prijës të orientimit properëndimor. Një pjesë e botës i njohin shqiptarët përmes rrëfimeve gjeniale të Kadaresë. Prandaj, ndarja e urdhrit “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez, François Hollande, është një mirënjohje, jo vetëm për të si krijues, por edhe për mbarë popullin shqiptar. Merci, Monsieur le Président”, shkruan Thaçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu