Kanë përfunduar homazhet për nder të nëntetares Zarife Hasanaj.
Në këto momente arkivoli me trupin e pajetë të ushtarkes po parakalon në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Më pas ajo do të përcillet në varrezat e Dëshmorëve të atdheut. Pjesë e kortezhit bashkë me familjarët janë edhe krerët më të lartë të shtetit si, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Zarife Hasanaj humbi jetën pas shpërthimit të një mine në Letoni, teksa merrte pjesë në një mision të NATO-s. Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe dy kolegët e saj major Klodian Tanushi dhe reshter Julian Kapaj, të cilët ndodhen në spital.