Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

“Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje”, KËRCËNON ambasada RUSE në Tiranë: Autorët ta kuptojnë se “rezoluta” të tilla s’do kalojnë pa u vënë re në Rusi

spot_img

Lajme të ngjashëm

504541e5425bdac058aa41a9c1fa5fcf

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka reaguar pas projekt-rezolutës së votuar në Parlamentin Shqiptar “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Ambasada ruse e quan plagjiaturë dhe kopjim përmbajtjen e kësaj rezolute me atë të Parlamentit Europian dhe shpreh çudinë se përse në disa raste përmendet Rusia.

Në fund të reagimit, Ambasada ruse në Tiranë thotë se sulmet e pabazuara dhe të pajustifikuara “nuk do të kalojnë pa u vënë re në Rusi”. Kjo është hera e dytë që Ambasada ruse reagon ashpër kundër kësaj rezolute.

Reagimi i plotë:

Koment i Ambasadës në lidhje me votim në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë për projekt-rezolutën «Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare»

U njohëm me projekt-rezolutën e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë «Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare». Rusia përmendet sërish. Për më tepër, për fat të keq, është kthyer tashmë në traditë që Rusia përmendet pa patur edhe provën më të vogël.

Me sa duket, tendenca për plagjiaturë u përhap “si një virus”  tek autorët e saj, të cilët ndoqën rrugën e copy-paste. Kuptohet, ata do të duhet t’u paguajnë honorarë krijuesve të rezolutës së cituar kaq shpesh të Parlamentit Evropian.

Është e qartë se Shqiperia po përballet me «tentativa nga aktorë të huaj (…) për të ndikuar në vendim-marrjen në Shqipëri apo për të ushtruar presion mbi vlerat demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut…” (pika а) preambul i dokumentit). Po ç’hyn këtu Rusia?

Autorët e projektit nuk mund të mos e kuptojnë që “rezoluta” të tilla nuk do të kalojnë pa u vënë re në Rusi. Sulmet e pajustifikuara dhe të pabazuara ndaj një prej anëtarëve aktivë dhe me të drejta të plota të OSBE-së, kryesinë e së cilës pritet të marrë Shqipëria në vitin 2020, aq më tepër, shkojnë në kundërshtim me qëllimet dhe objektivat e kësaj organizate, të cilët konsistojnë në të punuarit së bashku në emër të sigurisë dhe bashkëpunimit në kontinentin Evropian.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img