Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Ndërhyrje e rrallë në QSUT, ekipi i neurokirurgjisë përfundon me sukses operacion për heqjen e tumorit në tru

spot_img

Lajme të ngjashëm

4b0fcf0ca49610f0487f710af3b9efcb

Kryhet me sukses një ndërhyrje e rrallë në tru në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Ekipi mjekësor i udhëhequr nga Mentor Petela, me asistencën e neurokirurgut Henry Marsh kryen sot ndërhyrjen e dytë me pacientin zgjuar, për heqjen e masës tumorale në tru.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë të përfundimit të operacionit me sukses, ndërsa përgëzon ekipin e neurokirurgjisë.

“Një ndërhyrje e rrallë në tru u realizua në qendrën spitalore “Nënë Tereza” nga ekipi mjekësor i udhëhequr nga prof. Mentor Petela, me asistencën e neurokirurgut me famë botërore, prof. Henry Marsh.
Kjo është hera e dytë që ndërhyrja delikate e heqjes së masës tumorale në tru, me pacientin zgjuar realizohet në #QSUT me prof. Henry Marsh.

Punë fantastike e ekipit të #neurokirurgjisë, me mbështetjen e pakursyer të neurokirurgut britanik, i cili rikthehet në #Shqipëri edhe për leksionet mbi inteligjencën artificiale dhe komunikimin me studentët e mjekësisë në Tiranë”, shkruan Manastirliu në Facebook.

69817200_751556161967103_898835882235133952_n.jpg

70394007_751556275300425_2910621842404278272_o.jpg

70477377_751556288633757_8454729365119303680_n.jpg

69859290_751556625300390_7774208431476441088_o.jpg

69999399_751556665300386_6814813604856987648_o.jpg

Më shumë

spot_img