Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, prokurori Mueller dëshmon para Kongresit

spot_img

Lajme të ngjashëm

9b9ed7b043cf84b1313e2f28d1fb29a5

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, do të dëshmojë para Kongresit amerikan më 24 korrik.

Dy komitetet e Dhomës së Përfaqësuesve thanë nëpërmjet një deklarate se Muelleri do të paraqitet para Kongresit për një periudhë afatgjatë.

Bëhet me dije se prokurori i posaçëm i cili ka bërë një raport hetimor në lidhje me ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, do të dëshmojë para Komitetit të Drejtësisë dhe Komitetit të Inteligjencës.

Këshilltari i Posaçëm ka folur shumë pak publikisht, që prej vitit 2017, kur u emërua në krye të ekipit që hetoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe dyshimet se a ka bashkëpunuar ekipi i Donald Trumpit me zyrtarët rusë transmeton Deutsche Welle.

Një version i redaktuar i raportit të Muellerit, konfirmoi ndërhyrjen ruse në zgjedhje dhe dokumentoi përpjekjet e Trumpit për ta minuar hetimin e Muellerit. Por, Mueller tha se nuk ka dëshmi të mjaftueshme, që do të thoshin që Trump dhe ekipi i tij kanë kryer ndonjë krim.

Trump ka mohuar se ka bashkëpunuar me Rusinë ose se ka dashur që të minojë hetimin e prokurorit të posaçëm Mueller. Moska nga ana tjetër ka mohuar ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img