Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Ndërhyrja e IKMT në shtëpinë e Doktor Polenkës, flet promarja: Po bënim ndërhyrje për sigurimin e tarracës, kërkon dëmshpërblim për ndërhyrjen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtëpia e Doktor Polenkës, një nga banesat që mbart historinë e Korçës dhe që simbolizon dinastinë e mjekësisë në këtë qytet, prej disa ditësh është bërë objekt i Policisë së Shtetit dhe IKMT.

Mësohet se shkaku ka qenë një ndërhyrje restauruese në këtë banesë, por e konsideruar si shkelje nga struktura përgjegjëse shtetërore.

Bëhet me dije se kundër vullnetit të pronarëve të banesës dhe nën mbikqyrjen e rreptë të forcave të policisë punëtorët IKMT ka nisur prishjen e investimeve që kapin vlerën e rreth 35 milion lekë të vjetra.

Në lidhje me këtë ngjarje Nikoleta Polena për “Korça reporter” tregon për konfliktin që në origjinë ka një nga bashkëpronarët e kësaj banese, me status të imponuar monument kulture I kategorisë të dytë.

“Jemi 6 bashkëpronarë në këtë banesë të ndarë me testament, të rregjistruar e hipotekuar. Fillimisht u nisëm për të riparuar një shkallë për dalje në tarracë, pastaj vazhduam me rrethimim me kangjella për sigurimin e tarracës si bariera mbrojtëse dhe riparimin e kornizave. U interesova në bashki dhe më thanë se për këto punime nuk duhet leje sipas vendimit  numur 408 datë 13/05/2015 të Këshillit të Ministrave” sqaron Nikoleta Polena.

Ajo ndër të tjera është shprehur se banesa kishte nevojë për riparime.

Ndërsa në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe pronarja tjetër e banesës, ish mjekja radiologe Ida Polena, e cila tha se u bënë ndërhyrje jo vetëm për amortizimin, por kishte nevojë edhe për anën estetike.

“U ankuam ndaj këtij vendimi, por na kthyen përgjigje negative. Ju drejtuam edhe Avokatit të Popullit dhe sërish asnjë përgjigje. Ne u tërhoqëm nga ky pretendim, se në fund të fundit nuk na prishte punë statusi që shteti I vendosi pa dijeninë tonë banesës” shton Nikoleta Polena.

“Duhet të ketë qënë ndonjë ndikim dhe keqdashje e fortë në këtë mes. Burri im Koço Polena e përjetoi shumë keq dhe kaloi në depresion. Çfarë paskemi bërë që nipërit e mbesat tona të gëzonin më në fund shtëpinë e gjyshit të tyre që nuk arriti ta shihte të përfunduar sa ishte gjallë”  flet e pëlotur Nikoleta Polena.

Ajo thotë se do të kërkojë dëmshpërblim për këtë ndërhyrje arrogante shtetërore.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img