Indeksi i Ndërhyrjes së Jashtme që merr në konsideratë ndikimin e faktorëve të jashtëm në sigurinë, ekonominë e politkën e një shteti e rendit Shqipërinë të dytën në Ballkan përsa i përket kësaj ndërhyrjeje.
Shqipëria renditet e 72 në botë dhe e dyta në Ballkan me pikëzimin 6.7 nga 10 që është maksimalja. Pikëzimin më të lartë në Ballkan e ka Bosnje Hercegovina me 8.2.
Nga ky indeks asnjë shtet nuk ka marrë pikëzimin 0, pra sipas tij asnjë shtet nuk është pa asnjë lloj ndërhyrje nga jashtë.