Fitimi 14 vjeç nga Malisheva dhe Zelfija 13 vjeç nga Suhareka nuk do të jetojnë më në të njëjtën shtëpi. Martesa e tyre që u bë rreth një muaj më parë nga familjarët, mund të konsiderohet çështje e mbyllur.
Mediat në Kosovë njoftojnë se punonjësit social dhe policë të hetuesisë kanë shkuar për të marrë deklarata e prindërve të fëmijë që u martuan.
Edhe Qendra Sociale në Suharekë po merret me çështjen për shkak se vajza e mitur ndodhet e regjistruar në këtë komunë.
Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik në Kosovë, për shkak edhe të bërjes publike të videove nga ceremonia e dasmës.
Lexo edhe: Martesa e dy të miturve trondit Kosovën, kërkohen masa ndaj prindërve