Voskopoja edhe pse është ndër vendet me të pastra, duket se edhe aty kjo ka ndryshuar.
Siç shihet nga fotot e mëposhtme të siguruara nga newsbomb.al dhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik, Voskopoja është e mbushur plotë me plera. Edhe pse fshati ka një numër të madh turistësh në këtë kohë, pastërtia e Voskopojës lë për të dëshiruar.
Turistët të cilët kanë ardhur për të shijuar ajrin e pastër dhe bukuritë natyrore, duhet të përballen me pamjen e mbeturinave në çdo rrugicë.
Duhet se autoritetet përkatëse e kanë mendjen te “Festa e Birrës” që po zhvillohet këto ditë në Korçë, duke lënë pas dore zonat turistike.