Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar pas vizitës së kryer ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një postimi në “Twitter”, Kim shkruan se kompletimi i Gjykatës Kushtetuese me 9 gjyqtarë është një arritje e madhe për reformën në drejtësi, të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm.
Diplomatja shton se ishte nder për të që të takonte gjyqtarët dhe ti uronte atyre suksese në zgjedhjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin.
“Që nga dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje madhore për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin.”, shkruan Kim.