Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndër njerëzit simbol të rezistencës antikomuniste, ndahet nga jeta ish i burgosur politik Tomorr Aliko

Shkruar nga Newsbomb
Ndër njerëzit simbol të rezistencës antikomuniste, ndahet

U nda sot nga jeta Tomorr Aliko, ish i burgosur politik që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, përmes botimeve, për zbardhjen e krimeve të komunizmit. Instituti i Studimeve për Krimet e Komunizmit  i shpreh ngushëllime të përzemërta familjarëve dhe të gjithë miqve e të afërmve të tij.

Aliko lindi më 10 korrik të vitit 1925, në Libohovë, ndërsa në moshën 17-vjeçare aderoi në Ballin Kombëtar. Në vitin 1945, Tomorr Aliko u arratis në Greqi, ku u inkuadrua në forcat Aleate. Pas gjashtë muajsh, u kap në kufi.

Më 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për «dhënie informacioni të huajve kundër shtetit». Pas kryerjes së dënimit, u internua për 29 vjet në Mamurras. U lirua në vitin 1991.

Vepra: «Fundi i udhës së gjatë» (1999), «Gjysmë shekull në kthetrat e djallit» (Tiranë, 2003), «Genocidi mbi eliten intelektuale të kombit shqiptar nën terrorin komunist (Tiranë, 2007), «Genocidi gjysëmshekullor në Shqipëri («Emal», Tiranë, 2010).

Tomorr Alikoja është dhe autor i skenarit të filmit dokumentar «Zhdukja e inteligjencës shqiptare gjatë vitëve 1944-1951 », prodhim i Televizionit Publik Shqiptar (2008).

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll