Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Zef Dedës, kryebashkiaku i Shkodrës: Lamtumirë mjeshtër!

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga jeta e Zef Dedës, kryebashkiaku i Shkodrës: Lamtumirë

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar në lidhje me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur të humorit shqiptar, Zef Deda.

Beci me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Shkodra dhe gjithë publiku shqiptar humbi sot artistin e madh, i cili bëri çdo gjë për të mbetur në piedestalin e humorit.

“Shkodra dhe gjithë publiku shqiptar humbi sot Zef Dedën! Artisti i madh bëri çdo gjë për të mbetur në piedestalin e humorit e ne jemi kaq me fat që e patëm! Faleminderit për çdo buzëqeshje! Lamtumirë mjeshtër!”, shkruan Benet Beci.

Lexo edhe:“E takova para dy ditësh”, aktorja mes lotësh flet për ndarjen nga jeta të Zef Dedës

Lexo edhe: Ndahet nga jeta kolosi i humorit shqiptar, Zef Deda!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese