Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndarja nga jeta e tre familjarëve nga Kosova, ish-ministri i Bujqësisë tregon sekretin: Si të dallojmë kërpudhat normale nga ato helmuese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti nisur nga ndarja nga jeta e tre anëtarëve të një familje nga Kosova në Shqipëri, që u helmuan pasi konsumuan kërpudha, tregon se është pothuajse e pamundur që të dallosh me sy të lirë llojet normale të kërpudhave nga ato helmuese.

Edmond Panariti thotë se në Shqipëri rriten kërpudha helmuese “Kësula e Vdekjes” që përmbajnë lëndën toksise amatoksinë e cila reziston nga gatimi, zierja, pjekja dhe skuqja. Ai shton se e vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese në kërpudha është përmes provës Wieland.

Shkrimi i plotë i Panaritit.

Trishtim për humbjen e jetës nga helmimi i dyshuar nga konsumi i kërpudhave i familjes Kosovare, nga Gjilani. Toksikologjia analitike ligjore duhet të thotë fjalën e fundit. Megjithatë, është thuajse e pamundur të dallosh me sy të lirë llojet normale nga ato helmuese të kërpudhave. Dy këpurdhat e para në foto janë shumë helmuese ndërsa e treta aspak. Por dallimi me sy të lirë është shumë i vështirë.

Kur them shumë helmuese, do të thotë se mjafton gjysëm këpurdhe për të shkaktuar vdekjen pas ngrënies. Te ne, kudo në pyje dhe terrene me hije dhe me lagështi, rritet këpurdha helmuese “Kësula e Vdekjes”.. Kjo këpurdhë përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja.

Prandaj pas konsumit helmimi me të është i sigurtë. E vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese në kërprdha, eshtë me anë të provës wieland, pra pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqëndruar në tulin e këpurdhës, e cila nëse përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër. Për fat të keq, nuk njihet ndonjë antihelm (antidot) specifik ndaj këtij helmi.

Por mënyra më e mirë e trajtimit pas helmimit është ajo me karbon aktiv nga goja, provokimi i të vjellave dhe pastrim sa më i shpejtë i zorrëve me klizëm, në mënyrë që të reduktohet sa më parë dhe sa më shumë sasia e helmit.. Edhe trajtimi me atropine ndihmon.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img