Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur Fadil Kraja.
Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se ikja e “Mjeshtrit të Madh” i ka hidhëruar të gjithë, duke e shndërruar këtë të sotmen në një ditë të trishtë për artin, Shkodrën dhe Shqipërinë. Basha shkruan se kujtimi i tij do të lerë gjurmë në kulturën shqiptare.
“Ndarja nga jeta e “Mjeshtrit të Madh” Fadil Kraja, na hidhëron të gjithëve, duke e bërë të sotshmen një ditë të trishtë për artin, Shkodrën, Shqipërinë. Kalimi i tij në amshim ndërpret një jetë të pasur e krijuese, që do të lërë një gjurmë të përjetshme në kulturën shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe“, shkruan Basha.
1/2 Ndarja nga jeta e “Mjeshtrit të Madh” Fadil Kraja, na hidhëron të gjithëve, duke e bërë të sotshmen një ditë të trishtë për artin, Shkodrën, Shqipërinë. pic.twitter.com/X72h1OO2x4
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 18, 2021