Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
81 %
2.1kmh
40 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Ndarja nga jeta e regjisorit Kasaj, me fjalë të ndjera Xhaxhiu i jep lamtumirën mikut: Po ta dija që do të ndodhte goditja në tru do ta kisha zgjatur bisedën deri në mëngjes…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari i njohur, Rezart Xhaxhiu i trishtuara dhe me fjalë të ndjera i ka dhënë lamtumirën regjisorit Vladimir Kasaj, i cili u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Xhaxhiu shkruan se nuk mund ta besoj se miku i tij Kasaj është ndarë nga jeta, teksa tregon se kafja që kishin pirë mbrëmjen e së djelës ishte e fundit me të.

“Kush e mendonte mik,sepse nese do ta dija qe vetem pas pak oresh ty do te te ndodhte goditja tinzare ne tru do ta kisha zgjatur biseden deri ne mengjes,pastaj deri ne naten pasardhese e serish deri ne mengjesin tjeter.Si per te te ruajtur ty,si per te te larguar ty nga ajo goditje e pabese” shkruan Xhaxhiu në postimin e tij ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Lamtumire Lad, mik i vecante vlerash. Dakord ti ike, po si keshtu? Pabesisht, heshturazi duke me lene pas peshen e je dhimbjeje qe eshte shume here me e madhe se sa nje zemer e vogel si kjo e imja. Sepse une nuk isha ende gati per humbjen tende, per kete lagimin tend pa kthim. Kush e kishte menduar se ajo kafja jone e se djeles ne mbremje do te ishte kafja jone e fundit. Ne ate mbremje te bute nentori ti udhetove neper kujtimet e tua dhe solle Kadri Roshin, Sulejman Pitarken, Robert Ndreniken apo Ndrek Lucen.  Keta kolose te pelikules filmike me te cilet kishe copeza jete.Kush e mendonte se ajo nate do te ishte sipari i atyre qindra neteve ku ne flisnim per Karaxhalen,Eftimiun, Ion Karamitrun,teatrin rumun apo per Omar Sharif per te cilin ti ruaje kujtime supreme nga takimi i fundit me te.

Kush e mendonte mik,sepse nese do ta dija qe vetem pas pak oresh ty do te te ndodhte goditja tinzare ne tru do ta kisha zgjatur biseden deri ne mengjes,pastaj deri ne naten pasardhese e serish deri ne mengjesin tjeter.Si per te te ruajtur ty,si per te te larguar ty nga ajo goditje e pabese.Por nuk ishte e thene sepse ti me the..”E leme ketu dhe e vazhdojme nje dite tjeter kete bisede” duke u cuar me pas drejt vdekjes pa kthim…Po ti nuk e di Lad se vdekja nuk eshte gje tjeter vecse kthim nga koha ne perjetesi.Ndaj sa here te me marre malli per ty do te ndjek “Rikonstruksionin”,”Flaken e maleve” apo ato dhjetra dokumentare qe ti le pas.Lamtumire Vladimir Kasaj.Do me marre malli…besome

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img