Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Ndarja nga jeta e profesor Haxhi Alikos, ish-ministri Myqerem Tafaj mesazh ngushëllimi: Vepra e tij ka hyrë në histori dhe do kujtohet në dekada

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, profesorit Haxhi Aliko. Ai e konsideron Alikon si një ndër shkencëtarët më të shquar të mjekësisë veterinare shqiptare.

“Ai arriti që të krijojë një grup kërkimor të niveleve internacionale, që në fillim të viteve 80-të në Fakultetin e Veterinarisë të universitetit tonë. Vepra e shquar e Profesor Alikos ka hyrë tashmë në historinë e zhvillimit të mjeksisë veterinare shqiptare dhe të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ajo do të kujtohet në dekada”, shkruan Tafaj.

Më tej, ish-ministri thotë se ka bashkëpunuar me Haxhi Alikon në disa projekte të përbashkëta kërkimore. “Kam patur fatin e madh të dëgjoj leksione pasuniversitare nga Profesor Aliko, elokuent, i pasionuar dhe shumë i ditur, dhe, më vonë të bashkëpunojmë në projekte të përbashkëta kërkimore”, vijon ai.

Lexo edhe: Lajm i trishtë, ndahet nga jeta profesori dhe ish-ministri i Bujqësisë Haxhi Aliko

Shënimi i plotë i Myqerem Tafaj:

Më pikëlloi thellë lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të profesorit tonë poliedrik dhe shkencëtarit, ndër më të shquarit e mjeksisë veterinare shqiptare, Prof. Dr. Haxhi Aliko. Kam patur fatin e madh të dëgjoj leksione pasuniversitare nga Profesor Aliko, elokuent, i pasionuar dhe shumë i ditur, dhe, më vonë të bashkëpunojmë në projekte të përbashkëta kërkimore.

Profesor Aliko ka dhënë një kontribut të vyer në zhvillimin e Fakultetit të Veterinarisë si profesor dhe drejtues katedre, si dhe të Universitetit Bujqësor të Tiranës si rektor i tij, në fund të viteve 80-të, përfshirë edhe periudhën e vështirë të ndryshimeve demokratike, promotorë të të cilëve ishin edhe studentët e UBT, të cilët gjetën mbështetjen e plotë të Rektorit të atëhershëm, Profesor Aliko. Më vonë ai u angazhua aktivisht në politikë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë për disa legjistatura, dhe si ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar.

Profesor Aliko u shqua në të gjithë karrierën e tij akademike për pasionin, përkushtimin, idetë shkencore bashkëkohore, skrupulozitetin në shkencë dhe, në mënyrë të vecantë, inkurajimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të të rinjve të talentuar në shkencë. Ai arriti që të krijojë një grup kërkimor të niveleve internacionale, që në fillim të viteve 80-të në Fakultetin e Veterinarisë të universitetit tonë.

Vepra e shquar e Profesor Alikos ka hyrë tashmë në historinë e zhvillimit të mjeksisë veterinare shqiptare dhe të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ajo do të kujtohet në dekada. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve, kolegëve dhe ish studentëve të Profesor Alikos!

Lamtumirë i dashur Profesor dhe mik i cmuar, Haxhi Aliko!

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img