Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Ndarja nga jeta e Pirro Manit, Teatri Kombëtar: Homazhet në nder të ikonës shqiptare mbahen nesër përpara ArTurbinës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Teatri Kombëtar ka njoftuar se homazhet për artistin e madh Pirro Mani do të mbahen ditën e nesërme në orën 21:00, në sheshin përpara ArTurbinës.

TK fton të gjithë komunitetin artistik dhe publikun për të marrë pjesë në homazhet e fundit në nder të ikonës shqiptare, Pirro Manit.

“𝗧𝗲𝗮𝘁𝗿𝗶 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿 fton gjithë komunitetin artistik dhe publikun e gjerë për një homazh të fundit në nder të ikonës së skenës shqiptare, z.𝗣𝗶𝗿𝗼 𝗠𝗮𝗻𝗶 !

𝗡𝗲𝘀𝗲̈𝗿 | 𝗘 𝗣𝗿𝗲𝗺𝘁𝗲

𝗤𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿 | 𝗢𝗿𝗮: 

Në sheshin përpara ArTurbinës.

Jeni të lutur të përcillni ngushëllimet tuaja me një qiri, në respekt të regjisorit të madh !”, shkruhet në njoftimin e TK.

***

Regjisori dhe aktori i mirënjohur Pirro Mani ndërroi jetë sot në moshën 89 vjeçare. Artisti prej vitesh jetonte në Amerikë bashkë me familjen e tij. Ai punoi për 25 vite në Teatrin Kombëtar, ku i dha dinjitet trupës së këtij Teatri.

Pirro Mani luajti disa role në disa prej filmave artistikë, ku ka fituar edhe disa çmime, ndërsa është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Më shumë

spot_img
spot_img