Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ndarja nga jeta e Pirro Manit, Basha shpreh ngushëllimet: Një ditë e trishtë për artin shqiptar. U prehtë në paqe!

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga jeta e Pirro Manit, Basha shpreh ngushëllimet: Një

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh Pirro Mani.

Basha i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të dashur, ndërsa thotë se ndarja nga jeta e Pirro Manit ishte e trishtë për teatrin, artin shqiptar dhe të gjithë artdashësit.

"Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.

E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit.Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.

U prehtë në paqe!", shkruan Basha në Facebook.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll