Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndarja nga jeta e një prej figurave më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare, Gjykata e Lartë: Ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë, kolegë e miq

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

777c4d00b36e3bc0f1f8354a89c33338

U nda nga jeta në moshën 72-vjeçare kryetari i Gjykatës së Lartë Thimjo Kondi, një nga figurat më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare.

Ish Ministri i Drejtësisë, juristi i shquar dhe avokati Thimjo Kondi, mbylli sytë mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sakaq, Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet për humbjen e madhe teksa publikon edhe një biografi të shkurtër të Kondit. 

“Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet, për ndarjen nga jeta të ish Kryetarit të saj z. Thimjo Kondi. Z. Kondi ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë gjatë viteve 1999 – 2008.

Z.Thimjo Kondi ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare duke dhënë kontributin e tij të shkëlqyer në disa drejtime të së drejtës.

Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq, në Gjykatën e Lartë.

Me anë të këtij mesazhi, dëshirojmë të shprehim edhe një herë falenderimet tona si gjykatë për mundësinë që patëm për tu drejtuar nga një jurist i shquar si Thimjo Kondi, njëkohësisht shprehim edhe ngushëllimet e trishtimin për ndarjen e tij nga jeta dhe njerëzit e afërt”, thuhet në letër-ngushëllimin e Gjykatës së Lartë.

Varrimi bëhet sot, të mërkurën, dt. 26 gusht 2020, ora 12, te Shtëpia Funerale Universi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img