Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Nexhmije Hoxhës, i biri njofton vdekjen e të ëmës: Do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha.

I biri i saj Ilir Hoxha me hidhërim të thellë ka bërë me dije për median lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së tij, ku shkruan se ajo ia kushtoi gjithë jetën lirisë së atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë dhe për këtë fakt ndihen krenarë për të.

“Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99 vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.

Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë”, thotë në njoftimin e tij Ilir Hoxha.

Nexhmija ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Laprakë. Sakai biri bën me dije se homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nesër në orën 9 deri në 12.

Njoftimi për media i djalit të Nexhmijes:

Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes.

Me hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99 vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.

Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.

   Me respekt Ilir Hoxha

Tiranë 26 shkurt  2020

Shënim: Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt

Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtepine tonë, në Laprakë (pranë Sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll