Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndarja nga jeta e mjeshtrit të valleve popullore, Aliaj ndan momentet emocionuese kur u njoh me të: Figurë e patjetërsueshme

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b12ea4ac66ca0dcf7c116aea490158e8

Aktorja dhe këngëtarja Justina Aliaj, i ka shprehur ngushëllimet familjes së mjeshtrit të valleve popullore Besim Zekthi, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 84 vjeçare.

Aliaj teksa e ka cilësuar Zekthin si një figurë të patjetërsueshme dhe të pashlyeshme në memorien e saj, ka ndarë momente emocionuese nga njohja me të. “Fati e solli ta njoh nga afer e te punoj nje spektakel me Idhullin tim, personifikim dhe identiteti i Valles Shqiptare ne zemren teme”, shkruan ajo, duke shtuar se ai ishte absolut, rryme elektrike.“E pashe nga afer si i rridhnin djerset mjeshtrit, si shiu i rridhnin. Kaluen dekada dhe une nuk e pashe ma Idhullin tim ne skene. E trishte. Sepse une nuk pashe ma askend te kercente si Idhulli im! Gjigandi”, shkruan ajo.

Mesazhi i Justina Aliaj:  “Me idhnim te madh mesova se i i madhi i Valles shqiptare na la. Shpirterisht jam me familjen e Tij ne keto momente. Fati e solli ta njoh nga afer e te punoj nje spektakel me Idhullin tim, personifikim dhe identiteti i Valles Shqiptare ne zemren teme.

Rryme elektrike ishte Ai ne skene, hijerande e hireplot pushtonte Ai skenen dhe zemrat e spektatorve. Absoluti! E pashe nga afer si i rridhnin djerset mjeshtrit, si shiu i rridhnin. Kaluen dekada dhe une nuk e pashe ma Idhullin tim ne skene. E trishte. Sepse une nuk pashe ma askend te kercente si Idhulli im! Gjigandi

BESIM ZEKTHI me jepte inspirimin ta imagjinoj: sikur dilte nga brenda shkembinjve, fluturonte ane e kand, deri sa zbriste ne toke, ne lendine dhe hidhte Vallen e Shqipeve, si askush! Apo -Idilin kurbat-, si nga askush u trondita emocionalisht, e pashlyeshme ne memorien time. Faleminderit Figure e patjetersueshme!

BESIM ZEKTHI faleminderit per emocionin qe na dhurove, per emocionet e jashtezakonshme qe perjetuem nga madheshtija e Artit Tend!

Privilegj i i madh.

Familjes i i shpreh ngushellimet ma te thella e ma te sinqerta per dhimbjen e tyre  te madhe. Shpreh bindjen se, jo ma e vogel eshte dhimbja e humbjes per mbare Shqiperine. Lamtumire shkelqim! Lamtumire Besim Zekthi.

Perhere ne kujtesen time!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img