Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Ndarja nga jeta e Mihal Kërcit, Meta: Personalitet i shquar i mjekësisë, ja masat urgjente që duhet të merren

spot_img

Lajme të ngjashëm

e37ab76548de13ba4d60e95f337fc0db

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për lajmin e hidhur të ndrjes nga jeta të mjekut anestezist Mihali Kërcit.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllime fmiljarëve dhe të afërmve.

Kreu i Shtetit shkruan se humbja e jetës si pasojë e Covid-19 të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik.

Ndër të tjera ai shkruan se dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre si dhe sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor janë nga amsta më urgjente dhe efektive.

Postimi i plotë i Metës:

Ndarja nga jeta e Dr.Mihal Kërcit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, është një lajm shumë i hidhur për familjen, pacientët dhe të gjithë mjekët. Ngushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë.

Humbja e jetëve, si pasojë e COVID-19, të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik.

Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë.

Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor.

Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre.

Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor.

Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar.

Janë këto disa nga masat më urgjente dhe efektive, që duhen marrë sa më parë.

Çdo investim në këtë drejtim, ështe investim jo vetëm për jetën dhe shëndetin e mjekëve por edhe për shendetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, veçanërisht në këto kohë të vështira pandemie.

Më shumë

spot_img