Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Ndarja nga jeta e kompozitorit Agim Krajka, Meta: Personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare, trashëgimia e tij do të nderohet dhe do jetojë përjetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

ebe59a0e22d3bfe12d46a243acc3370b

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajim e hidhur ër ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur Agim Krajka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Krajka ishte një personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare dhe që, trashëgimia e tij e pasur artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të kompozitorit tonë të shquar, Nderit të Kombit, Agim Krajka.

Personalitet i jashtëzakonshëm i muzikës shqiptare, me një kontribut të vyer për dekada në transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj, trashëgimia e Tij e pasur artistike do të nderohet dhe do jetojë përjetë.

Duke u përulur me nderim e mirënjohje të thellë para veprës së Tij, u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së dashur Krajka, kolegëve dhe të gjithë artdashësve shqiptare për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na ka lënduar të gjithëve.

Lutemi, që shpirti i Tij të gjejë paqen e merituar” shkruan Meta.

Më shumë

spot_img