Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Ndarja nga jeta e ish-senatorit Bob Dole, Meta: Thellësisht i pikëlluar për humbjen e mikut të shqiptarëve, do të na mungojë të gjithëve!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta, ka shprehur ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të ish-senatorit republikan në Amerikë, Bob Dole.

Meta e përshkruan senatorin si një prej personaliteteve më të spikatura të politikës amerikane, që u bë dhe një ndër mbrojtësit e kauzave të shqiptarëve.

Ai gjithashtu e vlerëson edhe rolin që Dole pati për lirimin e Kosovës.

 “Thellësisht i pikëlluar për humbjen e mikut të madh të shqiptarëve, Senator dhe kandidat për President të SHBA, Bob Dole.

Senatori Dole ishte një prej personaliteteve më të spikatur të politikës amerikane dhe u bë një nga zërat më të fuqishëm dhe më me ndikim në mbrojtje të shqiptarëve dhe kauzave të tyre.

Do t’i jemi përherë mirënjohës këtij burri të madh të popullit amerikan, për rolin dhe kontributin e vyer në avancimin e proceseve demokratizuese dhe euro-atlantike të Shqipërisë, si dhe për mbështetjen e hapur dhe të pakufizuar të luftës për liri dhe pavarësi, deri në krijimin e shtetit të Kosovës.

Jam pranë familjes së Tij dhe popullit amerikan dhe u bashkohem lutjeve të tyre, që shpirti i Senatorit Dole të prehet në paqen e merituar!

Do të na mungojë shumë të gjithëve!”, shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img