Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Ndarja nga jeta e ish-sekretarit Dole, Basha: U prehtë në paqe, një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-senatorit amerikan Bob Dole.

Përmes një postimi në “Tëitter”, Basha shkruan se Dole ishte një nga zërat më të fortë e përcaktues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, duke nisur nga çlirimi i Kosovës, e deri te rruga Euro-Atlantike.

Me trishtim të thellë kreu i PD-së u ka shprehur ngushëllime familjarëve të ish-senatorit, miqve, kolegëve të tij dhe gjithë kombit amerikan.

“Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Bob Dole, mik i madh i shqiptarëve, që na ka qëndruar pranë në çastet më vendimtare dhe hapat më të rëndësishëm të kombit tonë. Senatori Bob Dole ishte një nga zërat më të fortë dhe përcaktues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve. Nga çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës, tek sprovat e rrugës Euro-Atlantike të Shqipërisë dhe Kosovës, mbështetja e tij ishte një bekim i pazëvendësueshëm për kombin tonë.

Kam akoma të freskët bisedën e fundit me Senatorin Dole, javë përpara zgjedhjeve, këshillat, urimet dhe dëshirat e tij për Shqipërinë dhe Kosovën. Mirënjohje të përjetshme për këtë kolos të demokracisë amerikane! Lutjet dhe mendimet e mija shkojnë për familjen e Senatorit Dole, bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij dhe kombin mik amerikan! U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img