Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit amerikan, Bamir Topi: E kam admiruar gjithmonë

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit amerikan, Bamir Topi: E kam admiruar

Ish-presidenti, Bamir Topi, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger, i cili u shua mbrëmë në moshën 100-vjeçare.

Nëpërmjet një mesazhi, ish-presidenti, i shpreh ngushëllime familjes së Kissinger dhe kombit amerikan.

Bamir Topi thotë se e ka admiruar ish-sekretarin amerikan që në rininë e tij, ndërsa e cilësoi si arkitekt të paqes në botë dhe diplomat të nivelit më të lartë.  Më tej Topi shprehet se ndihet i privilegjuar që ka takuar dy herë Kissinger.

MESAZHI I BAMIR TOPIT

"Ndarja nga jeta e Henry Kissinger. Bota humbi nje personalitet unik ne llojin e tij.

E kam admiruar gjithmonë ate njeri, qysh nga rinia ime. Arkitekt i paqes ne bote dhe diplomat i nivelit me te larte. I privilegjuar qe e kam takuar dy here Kissinger. Ishte vecanerisht I interesuar per shqiptaret dhe njihte rolin e tyre paresor ne stabilitetin ballkanik. Ngushellimet me te sinqerta familjes e kombit amerikan per kete burre te madh."

LEXO EDHE: Shuhet në moshën 100-vjeçare ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger

Kompania e tij konsulente, ‘Kissinger Associates’, dha lajmin për vdekjen e tij të mërkurën në Connecticut, por nuk bëri të ditur shkakun.

Kissinger u arratis nga Gjermania naziste gjatë rinisë së tij për t’u bërë një nga figurat më me ndikim të politikës së jashtme amerikane.

Henry Kissinger hyri në qeveri amerikane me Presidentin Nixon, fillimisht si këshilltar për sigurinë kombëtare, pastaj u ngjit në karrierë si Sekretar i Shtetit. Ai është vlerësuar me çmimin Nobel për Paqe për ndihmën që dha për përfundimin e përfshirjes ushtarake të SHBA-së në luftën e Vietmanit. Por bombardimi i Kamboxhias që la pas mijëra të vdekur, nxiti komentet negative të tij, disa prej të cilëver e akuzuan si kriminel lufte.

(Heinz) Henry Kissinger kishte lindur në një familje hebre në Bavari të Gjermanisë më 27 Maj 1923. Familja u largua nga persekutimi nazist dhe emigroi drejt SHBA, ku ja bashkuan komunitetit gjermano-hebre në Nju Jork në vitin 1938.

Kur ishte në shkollë të mesme, Kissinger u thirr për të kryer shërbimin ushtarak dhe u caktua në këmbësori. Në moshën 23-vjeçare, atij iu dha një ekip për të gjurmuar ish-oficerët e Gestapos, me fuqi absolute për të arrestuar të dyshuarit.

Henry Kissinger studio shkenca politike në Universitetin e Harvardit. Ai fitoi popullaritet në vitin 1957 kur botoi librin e tij Lufta Bërthamore dhe Politika e Jashtme, që promovonte përdorimin e kufizuar të bombave bërthamore.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese