Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Ndarja nga jeta e ish-ministrit Dakli, Taulant Balla shpreh ngushëllimet: Elbasani do ta kujtojë gjithmonë si qytetarin e vet të nderit

spot_img

Lajme të ngjashëm

8922a1d03bc8404948d73f7bd0b66988

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të PD-së dhe ish-kryebashkiakut të Elbasanit Engjëll Dakli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se Elbasani do ta kujtojë Daklin gjithmonë si qytetarin e vet të nderit, me kontribut të spikatur në modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projektet që inicijoi.

Engjëll Dali u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 66 vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin. Ai po kurohej prej kohësh në Turqi, por nuk arriti dot që t’i mbijetonte virusit.

“Elbasani humbi sot Engjëll Daklin, një personalitet të rëndësishëm, i cili në vitet e para pas ndryshimeve demokratike, u zgjodh deputet, ministër dhe kryetar i Bashkisë Elbasan (1996-2000).

Elbasani do ta kujtojë gjithmonë si qytetarin e vet të nderit, me kontribut të spikatur në modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projektet që inicijoi për zhvillimin rajonal të Elbasanit. Engjëll Dakli ishte një politikan i moderuar dhe bashkëpunues në dobi të zhvillimit të Elbasanit.

Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Dakli!” shkruan Balla.

Më shumë

spot_img