Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, personazhet publike zemërthyer për humbjen e parakohshme të artistes: O çfarë dhimbje!

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçarja artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied.

Ajo prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë sot në një spital Francez.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte një artiste në shumë fusha. Ajo ishte një personazh që gjithmonë kishte në fytyrë një buzëqeshje që e karakterizonte.

Hueyda ka lindur në Tiranë, dhe është një përzierje e Sudanit dhe gjakun shqiptar. Në kohën e komunizmit, balerinën e kishin ndarë nga i ati në moshën 3-vjeçare për 16 vjet.

Në një intervistë ajo kishte treguar se në atë kohë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Hueyda, deri sa e ka ndarë nga i shoqi.

Dhimbja për largimin e parakohshëm nga jeta të Hueydas, që është edhe nëna e një djali të vogël ka sjellë shumë dhimbje.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e personazheve të njohura, sapo janë njoftuar me lajmin e hidhur.

Të gjithë zemërthyer kanë shkruar disa rreshta për artisten që do të mbahet mend gjithmonë.

“Uh cfare dite e trishte!Sapo e lexova lajmin😭😭😭Ky është chat-i fundit.U prehsh ne paqe e mira Huejda dhe pse s dua t’a besoj!!💔💔”shkruan Ira Libovova.

Screenshot 16 29

“O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste! 🙏😢”shkruan Rudina Magjistari.

Screenshot 22 21

“Isha gati për ta postuar në mëngjes sepse më doli tek memories një ndër fotot bashkë…

Hueyda, i dhe buzëqeshje KUJTDO që të takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën unë do të kisha dashur të qëndroje më shumë. Perëndia ngushëlloftë zemrat e atyre që të deshën aq fort e që dhimbjen sot e kanë të papërshkrueshme.

Na trishtove shumë…”shkruan moderatori Isi Islami.

Screenshot 17 25

“Hueyda e mire 🥲 nuk e besoj dot qe po shkruaj fjale lamtumire per ty❤️. Dhe radhet e fjaleve jane kaqte zbrazura per te treguar energjine, simpatine dhe dashamiresine tende.

Zoti u nxitua me ty, ndaj atij i lutem te te mbaje prane vetes dhe te kete kujdes per ty.

Te dua shume dhe ti e ke ditur gjithmone kete gje.🏻😘”shkruan Olto Curri teksa ndan një foto të hershme me të.

Screenshot 18 24
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img