Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndarja nga jeta e Gulielm Radojës, Meta mesazh ngushëllimi: Humbje e madhe e pazëvendësueshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit Gulielm Radoja, i cili humbi jetën nga Covid-19.

Me anë të një postimi në rrjetet socale, Meta i shpreh ngushëllime familjes, miqëve dhekolegëve për humbjen e madhe.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin trishtues për ndarjen nga jeta të një prej ikonave të kinematografisë dhe skenës shqiptare, artistit të madh Guljelm Radoja, i cili me veprën e Tij la gjurmë të përhershme në trashëgiminë tonë artistike, kulturën kombëtare dhe kujtesën shpirtërore të shqiptarëve.

Falë interpretimit virtuoz, talentit dhe mjeshtërisë së rrallë artistike, Guljelm Radoja u dha përjetësinë personazheve të tij, duke e lartësuar dhe e përfaqësuar denjësisht artin shqiptar, aq sa me të drejtë mund të thuhet se kinematografia shqiptare humbi sot “Petro Nini Luarasin” e saj, që aq mjeshtërisht ai e solli në filmin “Kush vdes në këmbë”. Ashtu sikundër do të jenë të paharruara për të gjithë ne edhe dhjetëra personazhet e interpretuara prej Tij për shumë dekada.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen Radoja dhe komunitetin e dashur të artistëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

Lamtumirë miku ynë i dashur” shkruan Meta

Kujtojmë që aktori u nda nga jeta ditën e sotme, pas një lufte për një muaj me Covid-19, betejë të cilën nuk arriti ta fitonte.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img