Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Ndarja nga jeta e gazetares Zenepe Luka, Dritan Leli mesazh ngushëllimi: Nuk do të harrohesh as ti dhe as pasioni yt për të bërë gjëra të bukura

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit gazetarja dhe shkrimtarja Zenepe Luka, aktiviste e madhe e çështjeve kombëtare.

Ikja e saj në mënyrë të papritur ka lënë një boshllëk të madh te familjarët dhe miqtë e saj, të cilët e kujtojnë si një grua të fortë dhe fisnike.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se gazetarja nuk do të harrohet kurrë, ashtu siç nuk do të harrohet edhe pasioni i saj për të bërë gjëra të bukura për qytetin e Vlorës.

“Ende nuk po e besoj që një grua e fortë dhe energjike si Zenepe Luka iku nga kjo jetë, fare pa u ankuar. Covidi nuk e kurseu as atë, në shumë pak ditë! Me Zenepen kishim bashkëpuniar kaq e kaq herë, dhe sa projekte të tjera kishim ende për të bërë, por virusi është më i fortë se planet e dëshirat tona! Nuk do të harrohesh Zenepe, as ti dhe as pasioni yt për të bërë gjëra të bukura në qytet! Prehu në paqe mikesh e shtrenjtë”, shkruan Leli.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img