Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndarja nga jeta e futbollistit 18 vjeçar, presidenti i FSHF shpreh ngushëllimet: Sot udhëton drejt parajsës, lamtumirë Dorian...

Shkruar nga Newsbomb
Fotomontazh

Ndarja nga jeta e 18 vjeçarit Dorian Tahirllari, pjesë e ekipit të moshave të Skënderbeut ka tronditur gjithë Shqipërinë.

Prej kohësh djaloshi i talentuar vuante nga një sëmundje e rëndë, por me gjithë përpjekjen dhe operacionet e zhvilluara nuk ia doli të jetonte.

18 vjeçari kreu 5 operacione për të larguar masën tumorale, ndërsa shpeshherë familja e tij dhe media sportive bëri apel për ndihmë.

Edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të djaloshit të talentuar.

Duka thotë se ndarja nga jeta e Dorianit ishte e dhimbshme, ndërsa shprehet se djaloshi dëshironte shumë të bëhej një futbollist i njohur, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

"Thellësisht i tronditur mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari. Një ndarje e dhimbshme, e cila preu në një moshë të re, jetën dhe ëndrrat e tij rinore. Dua t’i përcjell familjes, ngushëllime të thella për këtë humbje të rëndë. I gjithë komuniteti i futbollit, sot me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi të mirë që dëshironte shumë të bëhej futbollist i njohur, ndërsa sot udhëton drejt parajsës. Lamtumirë Dorian", shkruan Duka.

duka.JPG

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.