Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Ndarja nga jeta e Edi Luarasit, Basha dhe Margariti mesazhe ngushëllimi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 81 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë ikona e kinematografisë shqiptare, Edi Luarasi.

Kreydemokrati Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të së ndjerës, për të cilën shprehet se ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj edhe në vitet e errëta të regjimit.

“Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe Edi Luarasi. Edhe në vitet e errëta të regjimit Edi Luarasi ndriçoi në skenën shqiptare me talentin e saj. As diktatura nuk i’a errësoi dot shkëlqimin edhe pse u detyrua të largohej nga skena. Kjo ishte beteja e parë që humbi Edi Luarasi, por talenti dhe rolet e saj, qytetaria dhe eleganca që ajo i la vendit si artiste do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve. Ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Edi Luarasit ka dhënë edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Lamtumirë Edi Luarasi, e talentuara, e bukura, fisnikja, emblema e Festivalit XI. U prehsh në paqe pranë bashkëshortit tënd, me të cilin ndave një jetë plot tallaze, sukseset e skenës dhe përndjekjen për hir të artit”, shkruan ministrja.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img