Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndarja nga jeta e dirigjentit Aliaj, Ruçi: Shkodra dhe Shqipëria do t’i jenë përjetësisht mirënjohës këtij artisti e mjeshtri të madh

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi,  ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të dirigjentit të njohur, Kujtim Aliaj.

Ruçi tha se Aliaj është emblema e festivaleve kombëtare të fëmijëve dhe se e gjithë Shqipëria do t’i jetë mirënjohës këtij artisti të madh për kontributin që ka dhënë ndër vite për muzikën shqiptare.

“Dirigjenti virtuoz, mjeshtri Kujtim Aliaj, për tre dekada ka drejtuar Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë. Gëzimi dhe emocionet e këngëve të fëmijëve dhe melodia e zërave të tyre na janë përcjellë dhe i kemi dëgjuar e përjetuar nëpërmjet talentit dhe virtuozitetit të mjeshtrit Kujtim Aliaj. Ky artist i madh u bë emblema e festivalit të fëmijëve dhe e këngëve fëminore. Prej festivaleve të drejtuara prej tij u zbuluan dhjetra talente të cilët kontribuan në këngën, muzikën dhe artin shqiptar. Shkodra dhe Shqipëria do t’i jenë përjetësisht mirënjohës këtij artisti e mjeshtri të madh.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kujtim Alija u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 60-vjeçare pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohëve të fundit.

Dirigjenti i njohur shkodran, ishte organizator për shume vite i Festivalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve si dhe drejtues i Qendres Kulturore të Fëmijëve në Shkodër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img