Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Ndarja nga jeta e Besim Zekthit, Kryemadhi mesazh ngushëllimi: Kam në sy imazhin e tij aq krenar e stoik si kreshnikët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f899cdbac006daabbee8e85dd060969a

Ditën e sotme u nda nga jeta mjeshtri i valleve popullore Besim Zekthi, i nderuar edhe me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet e saj në drejtim të familjes, ndërsa thotë se ka ende në sy imazhin e tij stoik e krenar si kreshnikët.

Kryemadhi shprehet se Besim zekthi do të jetë gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve, të cilëve iu fali dashurinë e shpirtit të tij.

“I trishtë dhe gjithë pikëllimë lajmi se është ndarë nga jeta Besim Zekthi, emblema dhe simboli i valles shqiptare!

I trishtë dhe gjithë pikëllimë lajmi se pushoi së rrahuri zemra e Besim Zekthit, njërit prej artistëve më të dashur të shqiptarëve!

Ndaj nuk gjej fjalë të shpreh dhimbjen e madhe që ndjej.

Por, ndërsa përpiqem të shkruaj këto radhë ngushëllimi për familjen e tij, për Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore shqipe e të cilit ai qe dhe do të mbetet gjithmonë, si dhe për të gjithë botën shqiptare të artistëve, për humbjen e madhe dhe të pazëvendësueshme, kam në sy imazhin e tij aq krenar e stoik si kreshnikët, me kërcimin magjepsës; sa burrëror dhe elegant njëherësh, gjithë temperament dhe ndjeshmëri, të cilat vetëm Besim Zekthi mund t’i zotëronte dhe të na i dhuronte me perfeksionin e një mjeshtri që meritoi dhe meriton gjithë nderimin dhe mirënjohjen e një kombi të tërë!

Ashtu, me atë imazh do të jetë Besim Zekthi përjetë në kujtesën e shqiptarëve, të cilëve ai iu fali dashurinë e shpirtit të tij.

Lamtumirë Besimi ynë i dashur!

Të ndrittë shpirti dhe u prehsh në paqe, Besimi ynë i pazëvendësueshëm dhe i paharrueshëm”, shkruan Kryemadhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img