Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndarja nga jeta e Besim Zekthit, Basha: Ngriti në majat më të larta vallen shqiptare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3264d6676d7e2109df8610a7e3fc9fa6

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të valles popullore shqiptare, Besim Zekthi.

Basha thotë se Zekthi është një artist legjendë që e ngriti në majat më të larta interpretimin e valles shqiptare.

Kryedemokrati Basha i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të Zekthit.

Reagimi i Bashës:

Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Besim Zekthit, artistit legjendë, mjeshtrit të madh që e ngriti në majat më të larta interpretimin e valles shqiptare.

Me një kontribut të jashtëzakonshëm për mbi gjysëm shekulli në Ansamblin shtetëror të Këngëve dhe Valleve, Besim Zekthi ishte njëri nga përfaqësuesit më të denjë të kulturës shqiptare në çdo skenë prestigjioze të botës. Ai u njëhsua në memorien kolektive me shqipen që fluturon e lirë, dhe kjo simbolikë e ushqente secilin prej nesh me shpresën se ditë më të mira do të vinin për kombin tonë.

Bashkëpunimet e jashtëzakonshme të Besim Zekthit me Panajot Kanaçin, Rexhep Çelikun, Lili Cingun, apo edhe me rapsodin e papërsëritshëm Dervish Shaqën i dhanë publikut shqiptar valle të papërsëritshme si “Kreshnikët e Lirisë”, “Dasma e Rugovës”, “Komitët e Lirisë”, etj.

Artistë si Besim Zekthi janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë, ata janë burim krenarie dhe frymëzimi, prandaj edhe ruajtja e trashëgimisë së tyre profesionale është detyrim për brezat e rinj që e lëvrojnë vallen, këngën dhe artin tonë burimor.

Largimi prej nesh i Besim Zekthit është një dhimbje e pangushëllueshme për familjen dhe një moment trishtimi për të gjithë artdashësit. I gjendem pranë me mendimet dhe lutjet e mija familjarëve dhe miqve të tij në këtë moment të rëndë. U prehtë në paqe!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img