Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, përloten socialistët: Na trondite me ikjen tënde

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Për Partinë Socialiste dita e sotme është një ditë zie pasi është ndarë nga jeta deputeti Bashkim Fino në moshën 59-vjeçare.

Të gjithë deputetët e PS kanë ndarë mesazhe ngushëllmi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut të tyre.

Bashkim Fino është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Prej më shumë se një muaji ai ishte i prekur nga Covid-19, por nuk arriti ta fitonte betejën me virusin.

Disa nga postimet e socialistëve:

Erion veliaj

Mëngjes fort i trishtë ky, pas ikjes së një burri babaxhan e të mirë, një socialist i çmuar, si Bashkim Fino. 🖤

Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij!

Prehu në paqe mik i dashur

Damian Gjiknuri

Lajm i trishtë ndarja nga jeta e mikut dhe kolegut Bashkim Fino. Një humbje e parakohshme që krijon një boshllëk të madh jo vetëm tek familja por edhe tek miqtë e shumtë dhe kolegët! Familja humbi njeriun e vet të dashur, miqtë humbën një burrë fisnik e me vlera të jashtëzakonshme! Kolegët humbën njeriun e përkushtuar që diti të marrë përsipër përgjegjësi edhe në momentet ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë postkomuniste, atë të trazirave të vitit famëkeq 1997, kur Bashkimi u kthye në simbol shprese si Kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar!

Ditmir Bushati

Na trondite me ikjen tënde të parakohshme Bashkim Fino💔 U prehsh në paqe miku ynë i mire

Pandeli Majko

Bashkim Fino ka ndruar jetë. Kryeministri socialist i “Pajtimit” të vitit 1997 nuk do jetë midis nesh!

Do na mungosh mik! U prehsh në paqe!

Ngushëllime familjes!

Anila Denaj

Lamtumirë Bashkim Fino!

I pabesueshëm lajmi për ndarjen tënde nga jeta, miku, kolegu dhe bashkëpunëtori im.

Do më mungojnë përshëndetjet e diskutimet tona.

Do e ndjejme të gjithë mungesën tënde, jo vetëm ne socialistët.

Nder dhe priviliegj që të njoha!

U prehsh në paqe

Elisa Spiropali

Lamtumirë Bashkim! Nuk të kurseu kjo flamë e ndyrë.

Shpirti yt i gëzueshëm u prehtë në paqen e merituar🙏

Blerina Gjylameti

Mëngjesi erdhi me një lajm të hidhur dhe shumë të trishtuar. Miku ynë, kolegu i nderuar Bashkim Fino u nda nga jeta. Mungojnë fjalët që e kanë të pamundur të ngushëllojnë dhimbjen. Do ta ndjejmë shumë mungesën tënde mik i mirë.🙏

Ngushëllime familjes, u prehsh në paqe!

Mimi Kodheli

Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish. Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino.Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur. Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira!

Ervin Bushati

Lamtumirë Bashkim Fino!🖤Sot familja jonë humbi jo vetëm një socialist të shtrenjtë, por edhe një mik zemre për secilin prej nesh. Do të të kujtojmë me krenari për gjithçka që bëre për Shqipërinë!🙏🏻Prehu në paqe miku ynë!

Olta Xhaçka

Ka disa njerëz, disa miq të mirë, që kur ikin lënë pas një boshllëk aq të madh, që nuk zëvendësohen e nuk ua zë dot kurrë dikush tjetër vendin që kishin, sepse ishin të papërsëritshëm. I tillë ishte për mua Baçi, një mik i mirë, simbol i mirësisë e kujdesit për njerëzit, i fjalës dhe i humorit, që do të na mungojë aq shumë. U prehsh në paqe e qofsh i parajsës miku im! Mungesa jote është e pazëvendësueshme!

Ogerta Manastirliu

E trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut dhe kolegut, Bashkim Fino.Do të më mungojnë bisedat gjatë pushimeve në seancat e Kuvendit, ku nuk i kursente asnjëherë këshillat e mençura.Krenare që kam ndarë një copë udhë në politikë me njeriun, i cili drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit.U prehsh në paqe, mik🌹

Taulant Balla

Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kolegu e miku ynë i mirë Bashkim Fino u nda sot nga ne.Familja jonë e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur🌹Na preve krahët o Bashkimi ynë i dashur! U prehsh në paqe! I paharruar do jesh gjithmon

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img