Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Ndarja nga jeta e artistit të madh arbëresh, Meta: Energjitë e tij ia përkushtoi përhapjes dhe zhvillimit të gjuhës kombëtare

spot_img

Lajme të ngjashëm

5c5321814ac4f4680beda96b9fda9cd7

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të artistit të shquar arbëresh, Pino Cacozza.

Meta thotë se ai ia përkushtoi të gjitha energjitë e tij përhapjes dhe zhvillimit të gjuhës dhe traditave tona kombëtare.

Me anë të një shënimi në facebook, Kreu i Shtetit ndan dhimbjen me familjen e tij dhe me të gjithë komunitetin e dashur arbëresh, teksa shpreh ngushëllimet e ndjera për këtë humbje.

Shënimi i Metës

Mësova me keqardhje për ndarjen nga jeta të artistit, shkrimtarit, kompozitorit dhe këngëtarit të dashur arbëresh, Pino Cacozza, i cili gjithë energjitë e tij ja përkushtoi ruajtjes, përhapjes dhe zhvillimit të gjuhës, kulturës, traditave historike dhe kombëtare shqiptare.

Përfaqësues i denjë i vlerave më të mira të komunitetit arbëresh, kontributi dhe vepra e Pino Cacozza do të mbeten të paharruara, ashtu siç titullohet edhe një prej këngëve të tij më të bukura “Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes” (Jemi një kulturë, që nuk mund të vdesë), me të cilën fitoi edhe një nga festivalet e Këngës Arbëreshe.

Duke ndarë dhembjen me familjen e tij dhe me të gjithë komunitetin e dashur arbëresh, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img