
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi.
Ky i fundit humbi jetën në moshën 75-vjeçare pas një beteje me një sëmundje, ku prej disa ditësh ishte në intubim. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama ka postuar një foto të Kabashi.
LAMTUMIRË MIRUSH! - shkruan kryeministri Rama
Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës, ndërsa është fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë. Ai ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në filma.
Një pjesë të jetës së tij Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.