Hapësire reklamuese

Politikë

Ndarja nga jeta e aktorit të madh Xhevdet Ferri, Ruçi: U largua asi i kinematografisë shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

Bota e kinematografisë shqiptare është tronditur mbrëmjen e djeshme pasi u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri.

 Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e artistit të mirënjohur, ndërsa thotë se është larguar asi i kinematografisë shqiptare.

“U largua asi i kinematografisë shqiptare. Galeria e roleve të Xhevdetit ishte rikrijim i historisë. Ky aktor i dha dinjitet figurës së deputetit”, pohoi në mesazhin e tij Ruçi.

 Ferri prej një jave ishte shtruar në Spitalin Amerikan në kryeqytet pasi ishte diagnostikuar me kancer. Por edhe pse u trajtua intensivisht, sëmundja avancoi me shpejtësi pa i dhënë shumë kohë, raporton newsbomb.al.

Aktori me shumë role kryesore, tepër i dashur për publikun shqiptar lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Me bashkëshorten e tij, aktoren Rozeta Ferri, ka luajtur në shumë filma si "Dhe vjen një ditë", "Vitet e pritjes", "Gjoleka djali i Abazit", etj. Rolin e tij të parë Xhevdet Ferri e ka luajtur kur ishte student. Një nga rolet më të spikatura është ai i Trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” etj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu