Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt vijon të mbetet një ndër lajmet më të diksutura në mediat ndërkombëtare.
Mesa duket ndarja nga Angelina nuk ka qenë fort e lehtë për aktorin Brad Pitt. Siç raportojnë mediat e huaja ylli i kinematografisë ka rrëfyer se kjo periudhë i ka shërbyer për t’i kushtuar kohë vetes së tij.
Aktori 52- vjeçar momentalisht po kujdeset për veten e tij madje ka hequr dorë nga dieta edhe alkooli.
Sakaq, një gjykatës thuhet se ka urdhëruar Angelina Jolie të lejojë më shumë Brad Pitt të vizitojë gjashtë fëmijët e tyre para se të nënshkruhet një marrëveshje e përhershme. Ndërsa aktores i është dashur të bjerë dakort që ti japë ish-bashkëshortit të drejtën për të takuar fëmijët 4 orë kur ata janë në shkollë dhe 12 orë ditët kur nuk janë në shkollë.
Divorci i tyre po bëhet gjithnjë e më i vështirë pasi bëhet fjala për kujdestarinë e fëmijëve.