Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

“Ndaloji ata ose do i ndalojmë ne”, tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç zbulon telefonatën me Lajçak

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije një pjesë të bisedës së zhvilluar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri, Vuçiç ka mbajtur një takim urgjent në kazermat ushtarake të Serbisë në Rashkë.

Mësohet se Vuçiç i ka thënë Lajçakut se: Ndaloni ata. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni, ne do t’i ndalim.

“Ata më thanë ‘ne jemi duke punuar për këtë’ dhe pastaj i bënë ata të tërhiqeshin. Megjithatë, duhet të keni parasysh, sipas inteligjencës sonë, ata kishin mbështetjen e të paktën një shteti për atë që po e bënin sot, dhe ky nuk është një vend i BE-së”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se  qytetarët serbë në veri të Kosovës ditën e sotme kanë kundërshtuar një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Mediat kosovare bënë me dije se situata  u tensionua çfarë ka bërë që serbët t’i vejnë flakën një makine të Doganës së Kosovës.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se zjarri iu vu veturës së Doganës, pas disa të shtënave me armë.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img